TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një prift ortodoks grek që shërbente në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll ka përfunduar pas hekurave pasi akuzohet se ka vjedhur një orë xhepi me vlerë 24 mijë euro. Ngjarja kishte ndodhur në një dyqan antik në Stamboll, ndërsa kamerat e sigurisë e kanë kapur mat.
Agathangelos Sisko u arrestua të hënën, por u lirua menjëherë pas ndërhyrjes së Patriarkanës Ekumenike.
Mediat raportojnë se Bartolomeu është tmerrësisht i shqetësuar dhe i pikëlluar nga ngjarja.
Pronari i dyqanit antik në Stamboll tha për mediat se “është turp sepse autori është anëtar i Patriarkanës Ekumenike dhe duhet të kishte menduar për institucionin që përfaqëson dhe të ishte më i kujdesshëm”.
Siskos e ka pranuar se është personi që shfaqet në video, por ka refuzuar të bëjë ndonjë koment të mëtejshëm.