BOTA, 3 Maj 2023, 18:35

Sulmi për eliminimin e Putinit, ja momenti kur droni pa pilot shpërthen në Kremlin

Sulmi për eliminimin e Putinit, ja momenti kur droni pa pilot

Autoritetet ruse akuzuan forcat ushtarake ukrainase se kanë planifikuar një sulm me dron në Kremlin me qëllim eliminimin fizik të presidentit rus, Vladimir Putin. Sipas Kremlinit dy dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës mbi rezidencën ku qëndron Putin. Në lidhje me pretendimet Rusia ka publikuar dhe momentin kur dronët shkatërrojnë dhe shpërthejnë mbi ndërtimin e qeverisë në Moskë.

Ukraina i ka mohuar këto akuza, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me sulmin me dron. Kremlini nuk paraqiti asnjë dëshmi për incidentin dhe në incidentin e publikuar nuk u dhanë shumë detaje. Kremlini e akuzon sulmin e pretenduar një “akt terrorist” dhe tha se forcat ushtarake dhe të policisë ruse dhe ndaluan dronët përpara se të kryhej sulmi.

Në një lajm të transmetuar nga agjencitë shtetërore, Kremlini tha se nuk ka patur viktima. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, RIA Novosti, se Putini nuk ishte në Kremlin në atë kohë dhe po punonte nga rezidenca e tij në Novo-Ogaryovo. Kremlini shtoi se Putini është i sigurt dhe se agjenda e tij mbetet e pandryshuar.