TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ligjvënësja gjermane, Hanna Steinmuller po nxit për një pjesëmarrje më të madhe të fëmijëve në jetën e përditshme, pasi u bë anëtarja e parë e parlamentit që iu drejtua Bundestagut, ndërsa mbante një foshnjë në duar.
Steinmuller, nga Partia e Gjelbër, po mbante djalin e saj të vogël kur mbajti një fjalim në Bundestag.
“Kjo nuk ishte e planifikuar”, tha Steinmuller për gazetën ”Tagesspiegel”.
“E solla djalin tim vetëm sepse po flinte. Mendova, nëse ia kaloj një kolegu tani, do ta zgjoj”, shtoi ajo.
Steinmuller, 32 vjeçe, vlerësoi presidenten e Bundestagut Julia Klockner për lejimin e ligjvënësve që të sillnin fëmijët e tyre në sallë kur ata ende ushqehen me gji.
Megjithatë, e marta shënoi herën e parë që një ligjvënëse iu drejtua seancës plenare ndërsa mbante një foshnjë.
Steinmuller i tha ”Tagesspiegel”-it se ishte e rëndësishme për të të tregonte se fëmijët janë pjesë e jetës së përditshme.
Ajo tha se pritshmëria e përbashkët mbetet që kujdesi për fëmijët të mund të organizohet gjatë gjithë ditës.
“Por, shumë njerëz nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë, veçanërisht prindërit beqarë”, theksoi ajo.
“Ne besojmë se qeveria duhet të flasë më shumë për miliona njerëz që duhet të balancojnë punën dhe kujdesin për fëmijët çdo ditë”, postuan në mediat sociale të gjelbrit, të cilët janë në opozitë.
Ata vunë në dukje rëndësinë e të paturit udhëheqës politikë që e dinë se çfarë do të thotë të kujdesesh për një fëmijë.