AKTUALITET, 23 Shkurt 2023, 12:38

Braçe: Deputetët e PD të bëhen burra dhe mos të fshihen pas grave

Braçe: Deputetët e PD të bëhen burra dhe mos të

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i kërkoi kryetares së Kuvendit të krijohet një korridor i lirë, i cili lejon gratë deputete të hyjnë lirisht në sallën e parlamentit.

Ai tha se deputetët e PD duhet të bëhen burra dhe të pranojnë dënimet e Kuvendit dhe mos të fshihen pas kolegeve të tyre deputete.

“Kërkoj që gratë deputete të hyjnë në sallë lirisht në Kuvend. Burrat e PD, të bëhen burra dhe të pranojnë dënimet e Kuvendit dhe të mos fshihen pas grave.

Ata që janë këtu paguhen jo për të bërë zhurmë, por për ata që i përfaqësojnë. Parlamenti po mbahet i bllokuar, në situatë anormaliteti të plotë”, tha ai