TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në fjalën e tij në protestën e të enjtes, 23 shkurt, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “dhe atë PS që ekzistonte, e ka uzurpuar e ka fshirë, e prandaj Shqipëria sot vuan nga kartonokracia”.
“Mos u habisni sikur t’u japë urdhër kartonëve të vetë që mos ngelet asnjë deputet i opozitës, jo nga ata që i ka blerë i ka futur në xhep si aksioner në gjithë koncesionet një i vetëm e tmerron, e tmerron e vërteta dhe firmat që ka hedhur fët e fët për të vjedhur miliarda për të vrarë opozitën e pluralizmin”.
Ilir Meta: Do të iki e do të iki një herë e përgjithmonë bashkë me sektin e tij që i ka bërë dëme këtij vendi më shumë se çdo pushtues i huaj.
Ka pasur pushtues që kanë lënë disa vepra të mira në këtë vend ndërsa ky sekt bastardësh vetëm dëme i ka bërë vendit tonë.
Unë vij nga PS, ju e dini mirë edhe socialistët që më dëgjojnë e dinë mirë, duhet t’ju them një histori se si shpjegohet që u katandis ky Parlament që përjashtohet profesor Edmond Spaho, profesor Tritan Shehu, tërë ato gra e deputetë të nderuar për një fjalë goje.
Po, sepse ai është në një gjendje shumë të rëndë, por edhe sepse e ka shuajtur dhe atë PS që ekzistonte, e ka uzurpuar e ka fshirë, e prandaj Shqipëria sot vuan nga kartonokracia.
Në 2017 më erdhi një zonjë socialiste ish ministre, idealiste e majtë që në themelimet e PS. S’ka nevojë për emrin. Dhe më thotë, ‘meqë ti tani je zgjedhur për President, a ke kundërshtim që të shkoj ambasadore në SHBA? Jo i thashë. Po pse dhe unë nuk dua tha por më thirri Edi e mu përgjërua ty të dua atje në Amerikë ambasadore. Kujdes i thashë se mos po ta fut Edi se nuk të do për deputete se ngrinte probleme herë pas herë, ishte zëri i fundit që kishte ngelur në grupin parlamentar në PS.
Ajo zonja e nderuar, as ambasadore nuk u bë, dhe as anëtare e Asamblesë, pse? Se kemi të bëjmë me një skizofren që dhe një njeri i vetëm që ka një zë ndryshe e tmerron.
Mos u habisni sikur tu japë urdhër kartonëve të vetë që mos ngelet asnjë deputet i opozitës, jo nga ata që i ka blerë i ka futur në xhep si aksioner në gjithë koncesionet një i vetëm e tmerron, e tmerron e vërteta dhe firmat që ka hedhur fët e fët për të vjedhur miliarda për të vrarë opozitën e pluralizmin.
Sepse dëshiron ta kthejë Shqipërinë në një ferr të vërtetë për shqiptarët.