TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish kryeministri Sali Berisha kërkoi që nga sot Edi Rama të mos quhet më kryeministër por krim ministër.
Në një deklaratë nga selia blu pas përfundimit të protestës, Berisha theksoi se protesta e opozitës do të vazhdojë deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës.
“Me urdhër të krim ministrit Edi Rama, t’ia heqim kryen se e meriton ta zëvendësojmë me krim. Ka tentuar të shkatërrojë opozitën. Sikundër i ka rekrutuar me korrupsionit vendit të madh kryezbuluesin me një akt anti amerikan në të gjithë ekzistencën e shtetit shqiptar.
Ky akt dhe mbrojtja që po i bën pseudo maxhoranca tregon se kemi të bëjmë me një forcë politike anti perëndimore që mbron me çdo çmim dhe kusht pushtetin e tij për interesa të Putinit.
Këto janë motivet madhore të kësaj proteste që do të vazhdojë deri në largimin përfundimtar të krim ministrit Edi Rama. Mos e quani më kryeministër.
Nuk mund të quhet kryeministër një njeri që paguan vrasës me pagesë kundër opozitës. Në këtë kontekst ju takon ju mediave të formësoni vokabularin politik të ri që ju dikton Edi Rama”, deklaroi ai.