AKTUALITET, 23 Shkurt 2023, 11:04

Noka: Linda e parlamentit ndërpret fjalën sa përmendet Rama

Noka: Linda e parlamentit ndërpret fjalën sa përmendet Rama

Teksa zhvillohet punimet në Kuvendin e Shqipërisë, jashtë ambienteve të tij ka nisur protesta e opozitës.

Deputeti i PD Flamur Noka ka deklaruar se garda përdoret nga Rama për të dhunuar deputetët e opozitës.

Ai u shpreh se kryeparlamentarja Lindita Nikolla u ndërpret fjalën deputetëve të PD sa herë përmendet Edi Rama, ndërsa këtë të fundit e cilësoi si anti amerikanin më të madh pas Enver Hoxhës.

“Jemi sot këtu për të na dëgjuar ju. E patë skenën, një skenë e turpshme. Garda përdoret për të dhunuar deputetët. Për të ndaluar deputetët e opozitës që të hynë aty për t’ju përfaqësuar ju. Edi Rama urdhëron bllokimin e Kuvendit, bllokimin e zërit të opozitës.

Edi Rama ka frikë nga e vërteta. Edi Rama është i kapur peng. Është i kapur në flagrancë duke minuar demokracinë në Shqipëri. Po kërkojmë një të drejtë që është fituar në Dhjetorin e vitit 1990.

Po kërkojmë të përcjellim zërin tuaj aty. Sa përmendet emri i Edi Ramës, Linda e parlamentit e ndërpret fjalën. Ku është thelbi? Rama u kap me një veprim kundër partnerit tonë strategjik.

Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është anti-amerikani më i madh që ka njohur historia”, u shpreh Noka.