TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë fjalës së tij në protestë se Rama ka përdorur charterin e tij për t’u bërë presion ministrave që të firmosin.
Ai tha se Rama shtron darka 10 mijë dollarë ndërkohë që ministrja e tij paguan 1 mijë euro për një biftek. Berisha u shpreh se kryeministri ka blerë 4 milionë euro vazo druri.
“Edi Rama kontraktoi si vrasës me pagesë kryezbuluesin e SHBA për të asgjësuar, për të përdorur fuqinë e institucionit të tij në asgjësimin e opozitës dhe demokracisë shqiptare. Nuk ka ekzistuar dhe nuk mund të ekzistojë demokraci pa opozitë. Jemi këtu për ata që besojnë se opozita është jetike për një sistem të lirë. Edi Rama po vjedh më shumë se kushdo tjetër në histori. Ai krijoi në kulmin e krizës miliona euro. Jua ktheu ju për ndihmë? Thërrime. Të gjitha i ndau me klientelën e tij.
Ju po protestoni kundër një hajduti që po mjeron çdo ditë shqiptarët. Kundër një njeriu që vazhdon të vjedhë ditë e natë me aferën e djegësve. Djegësat kanë vetëm një njeri kryesor dhe ky është Edi Rama. Charteri i tij është përdorur për fluturime për t’u bërë presion ministrave të tij që të firmosin dokumentet për djegësat. Me Erion Velinë vjedhin në çdo ton mbetje që derdhen në Sharrë. 18 euro në mundin dhe djersën tuaj.
A e dini ju se ky zotëri, shtrohet në darka 10 mijë dollarë me McGonigal, ministrja e tij këput 1 mijë euro biftekun?. Tregojnë urrejtjen e madhe që ata kanë ndaj jush.
Nga viti 2014 deri në vitin 2022, 937 mijë shqiptarë u larguan vetëm në hapësirën e BE dhe se Shqipëria në eksportin e trurit tejkalon Haitin. Po pse? Sepse Edi Rama ndjek një politikë kundra jush.
Ai nuk ka interesat tuaja. Ai ka interesat e veta i verbuar nga pushteti. Blen vazo druri 4 milionë euro. Nuk e bën askush në Europë përveç sulltanëve të Arabisë”, deklaroi ai.