AKTUALITET, 23 Shkurt 2023, 11:41

"Kur rrëzohen institucionet duhet të ngrihet populli", Meta: Rama është mësuar duke ia futur shokëve për të shpëtuar veten

"Kur rrëzohen institucionet duhet të ngrihet populli", Meta:

Kryetari i Partisë së Lirisë deklaroi se populli duhet të ngrihet për shkak se institucionet në vendin tonë kanë rënë.

Në fjalën e tij në protestën para parlamentit, Meta u shpreh se Rama është pronari i vërtetë i inceneratorëve ndërsa shtoi se ai është mësuar duke ia futur shokëve për të shpëtuar veten.

“Pra ne kemi dyfish buxhetin më të lartë por japim dy herë më pak. Niveli mesatar i pensioneve në Kosovë është 300 euro ndërsa në Shqipëri është më pak se gjysma. Në zonat rurale është gati sa ¼ e Kosovës. Në Kosovë pagat e pedagogëve janë gati dyfishi i pagave të pedagogëve tanë në Shqipëri.

Kjo qeveri e ka mendjen vetëm për të vjedhur. Nuk dua të bëj krahasime të tjera sa jep kjo qeveri për mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë. Është e qartë se kemi të bëjmë me një bandë që është deligjitimuar totalisht, Kur rrëzohen institucionet ngrihet populli.

Kur ngrihet populli bien çmimet, Ndëshkohen ata që firmosin fët e fët. Edhe tani që po flasim këtu vazhdon pagesa për inceneratorëve. Pronari i vërtetë është kryeministri në largim Edi Rama. Ai është mësuar të shtyjë ditët duke ia futur shokëve.

Kështu ia futi Saimir. Lefterit dhe i ka njoftuar të gjithë se do ia fusë Arbenit. Populli i Shqipërisë e ka marrë vendimin e tij, pluralizmi në këtë vend do të rivendoset”, tha Meta.