TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, është shprehur se Parlamenti ka rënë dhe përfaqëson vetëm interesat e Edi Rames dhe qeverisë së tij.
Komentet Vokshi i ka bërë në sallën e Kuvendit, ku tha se maxhoranca ka përjashtuar 24 deputetë të opozitës në total, me vendime të padrejta.
“24 deputetë të opozitës keni përjashtuar zonja Nikolla. Numri do të rritet edhe sot.
24 deputetë përfaqësojnë më shumë se 250 mijë qytetarë. Ky Parlament ka rënë, ky Parlament përfaqëson vetëm interesat e Edi Ramës. 14 herë përmendet emri i Ramës në akt-akuzën e drejtësisë amerikane.
Nuk keni parë gjë akoma. Kryeministri i vendit më të varfër në Europë, korrupton një zyrtar të lartë të FBI-së”, është shprehur Vokshi.