BOTA, 23 Prill 2022, 15:56

Bombardimet ruse, humbin jetën dy civilë në Luhansk

Bombardimet ruse, humbin jetën dy civilë në Luhansk

Të paktën dy civilë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në sulmet me bombardime në rajonin e Luhansk në Ukrainën lindore, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të futen në lindjen industriale të vendit, shkruan Skynews.

Guvernatori i rajonit lindor i Luhanskut ka thënë se dy civilë janë vrarë dhe dy tjerë janë plagosur në qytetin e Zolote. Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet e tyre në Ukrainën lindore dhe po synojnë të marrin nën kontroll zonat e kontrolluara nga forcat ukrainase.

Gjithashtu tre civilë kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur në sulmet me bombardime në rajonin Donetsk. Ndërkohë sipas autoriteteve lokale, forcat ruse kanë goditur me raketa Odesën.

Odesa, në Ukrainën jugore, ka qenë një nga zonat më të qeta për sa i përket bombardimeve ruse por qyteti është përgatitur prej javësh për një sulm rus.