TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas deklaratës së kreu të Partisë Demorkatike kundër gjyqtarit që la sot në burg 20 nga 50 protestuesit e arrestuar të opozitës, ka ardhur dhe një tjetër reagim nga kreu i FRPD.
Bellind Këlliçi në një reagim në Facebook shprehet se gjyqtari Arben Micko është babai i nënkryetarit të FRESSH, Artur Micko. Kreu i të rinjve demokrat shton se ai dhe të rinjtë e tjerë opozitar nuk do të ndalet nga asnjë gjyqtar që mund t’i dënojë.
“Drejtesia e Edi Rames, burg per protestuesit dhe pushtet per kriminelet! Sot babai i nenkryetarit te FRESSH-it Artur Micko, gjyqtari politik i Rilindjes Arben Micko, mbajti ne burg 20 protestues. Drejtesia e Edi Rames dha burg per ata qytetare qe protestojne per liri dhe te drejta themelore, e jep pafajesi per kriminelet, trafikantet, hajdutet e perdhunuesit.
Burg per protestuesit e unazes, asnje akuze per hajdutet e 40 milione eurove per 2km rruge te unazes. Burg per protestuesit qe duan zgjedhje te lira dhe te ndershme, asnje hetim per bleresit e votave ne bashkepunim me krimin, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, etj.
Dosja 339 dhe 184 dhe kapja politike e drejtesise i kane mbyllur Shqiperise deren e Europes. Krimi i lidhur me politiken po rrezikon kthimin e vizave per shqiptaret. Asnje gjygjtar politik i Edi Rames nuk na ndal dot! Perkundrazi, na shton vendosmerine ne betejen tone per Shqiperine si e gjithe Europa.
Ne, te rinjte demokrate dhe rinia qe e do Shqiperine si Europa nuk do ta lejojme te keqen qe na qeveris sot, te mbaje peng te ardhmen tone europiane”, shkruan Këlliçi në Facebook.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga takimi që pati sot me gazetarët u shpreh se ai dhe PD nuk do e falin këtë gjyqtar, për të cilin shtoi se është një pinjoll i hetuesve të diktaturës. Sot në Gjykatën e Tiranës janë lënë në burg 20 nga 50 protestuesit që ishin arrestuar për tubimin e datës 11 maj të organizuar nga opozita.