TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Carlo Bolino, ka debatuar me ish nënoficerin Emiljano Nuhu në emisionin "Të Paekspozuarit", lidhur me arsyen përse nënoficeri nuk refuzoi të merrte Rexhep Rrajën nen hetim, pasi u kërcënua.
Bolino: Në datë 21 keni patur një sulm të frikshëm me kërcënim për vdekje. Është një skenë krime, që nëse është e vërtetë bie shteti. Është një gjë e pa imagjinueshme. Ti nuk e ke faktuar por e pretendon. Nëse ishte kaq e tmerrshme kjo skenë. Si shpjegohet që ju në datën 26 korrik, e keni pranuar nga prokuroroja e Krujës, të merrni përsipër hetimet ndaj Rexhep Rrajës? Kërkesa e parë është, të pyetet personi Rexhep Rraja. Përse ju nuk keni thënë nuk mund të marrë në pyetje këtë person sepse mua më kanë kërcënuar? Nuk do ishte më korrekt të thoshit unë kam frikë, nuk e hetoj, sepse jam palë e dëmtuar.
Emiljano Nuhu: Në datën 21 e kam vënë në dijeni prokuroren për problemin që më ndodhi. U transferuan veprimet hetimore tek Gentian Citozi. Në datën 27 më ka bërë urdhër prokuroroja për të vijuar hetimet sepse askush nuk e merrte përsipër. Më tha e di cfarë problemesh ke kaluar por duhet ta marrësh.
/TPZ.AL/