AKTUALITET, 28 Tetor 2019, 11:12

EMRAT/ Bllokuan rrugën, lirohen tre protestuesit e 'Astirit'

EMRAT/ Bllokuan rrugën, lirohen tre protestuesit e 'Astirit'


Lirohen tre protestuesit e Unazës së Re, që ishin arrestuar 18 ditë më parë.

Ilir Katiraj, Gramoz Shehu dhe Skender Doda ankimuan sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërkohë që Gjykata e Apelit i la ata në ‘arrest shtëpie’.

Gjykata e shkallës së parë kishte caktuar më herët masën ‘arrest me burg’.

Ata u arrestuan pasi u akuzuan për bllokim rruge, që me kodin e ri, vepra të tilla dënohen deri në tre vite burg.