AKTUALITET, 26 Shkurt 2018, 18:58

Atentat mafioz, ezketutohet gazetari investigativ

Atentat mafioz, ezketutohet gazetari investigativ

Një gazetar investigues sllovak dhe e dashura e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre. Shefi i policisë sllovake Tibor Gashpar tha për mediat se 27-vjeçari Jan Kuciak dhe partnerja e tij janë qëlluar për vdekje me armë mbrëmjen e 25 shkurtit.

Dyshohet se vrasja lidhet me punën e gazetarit, i cili po investigonte nje çështje. Ai kishte publikuar më 9 shkurt një artikull lidhur me mashtrimin me taksat në një kompleks luksoz në kryeqytetin sllovak.

Kryeministri Robert Fico tha se vendi i tij “nuk është përballur kurrë me një sulm të tillë të paprecedent ndaj një gazetari”, ndërsa presidenti Andrej Kiska i bëri thirrje autoriteteve të gjejnë sa më shpejtë autorët.

AKTUALITET / 26 Shkurt 2018, 17:21

Birra