TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kolonel Ylli Zyla, ish-drejtor i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, thotë se eksperti detar Artur Meçollari, pjesë e grupit negociator shqiptar për marrëveshjen e detit me Greqinë, cenon sigurinë kombëtare me praninë e tij në delegacion.
Papërshtatshmëria e ekspertit detar Artur Meçollari dyshohet se ka të bëjë afrimitetin e tij me palën greke. Top Channel kontaktoi institucionin e Presidentit të Republikës për këtë çështje. Zëdhënësi Tedi Blushi i tha Top Channel se “presidenti Ilir Meta po shqyrton me vëmendje dhe kujdes të gjithë materialin që i ka dërguar Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme”.
Vetë Ministria e Jashtme i tha Top Channel se ushtaraku Artur Meçollari është rekomanduar si njohës shumë i mirë i çështjes, që ka kryer studime në fushën e të drejtës së detit dhe është i pajisur prej 10 vjetësh me certifikatë sigurie NATO Cosmic, që është niveli më i lartë.
Vetë zotin Meçollari ishte i padisponueshëm për komente të mëtejshme. Kurse nga Ministria e Mbrojtjes burimet bënë të ditur se lirimi i ushtarakut Meçollari në vitin 2012 është anuluar me vendim gjykate të formës së prerë dhe ai nuk ka asnjë pengesë për të qenë pjesë e grupit negociator./ Top Channel