TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa ishte duke inspektuar një nga investimet e Bashkisë Shkodër, kryetarja e kësaj Bashkie Voltana Ademi, i është përgjigjur ministrisë së Financave për bllokimin e buxhetit.
Ademi tha se ky vendim është politik dhe i paprecedentë, dhe shtoi se ajo pavarësisht të gjithave do vijojë të drejtojë Bashkinë Shkodër. Duke qenë se i ka mbaruar mandati kompetencat ia ka kaluar nënkryetares së bashkisë, Emilja Koliqi.
“Ne operojmë me fondet e familjes sonë, të banorëve të Shkodrës, si një familje e madhe. E vetmja bashki në Shqipëri që mbahet me atë se çfarë banorët e Shkodrës kontribuojmë përmes taksave dhe tarifave vendore.
Bllokimi për një ditë nuk i bën asgjë Shkodrës. Është një çështje që do të shqyrtohet shpejt nga Ministria e Financave dhe maksimumi ajo mund të pengojë biznesin për përfitimet që duhet të marrin, por edhe banorët për shërbimet që duhet të marrin. Veprimi është i paprecedentë, është politik në atë që kam lexuar nuk mund ta imagjinoj që një nëpunës civil të shprehet për mandate politike lidhur me një bashki”, u shpreh numri një i Shkodrës.
Më tej ajo tha se qytetarëve shkodranë dhe të gjithë Shqipërisë duhet t’u krijohen kushtet për të zgjedhur mbi parimet demokratike dhe u shpreh se kjo është thjesht një periudhë kalimtare.
Një ditë më parë ministria e Financave bllokoi buxhetin e Bashkisë Shkodër dhe sot ka sqaruar këtë vendim të saj.
Në një deklaratë për mediat Financat bëjnë me dije se të gjitha pagesat e bashkisë kanë kaluar dhe çdo gjë është bërë në bazë të ligjeve në fuqi dhe procedurave.