AKTUALITET, 30 Janar 2018, 18:17

Bledi Çuçi zbulon se opozita ka hequr dorë nga votimi elektronik

Bledi Çuçi zbulon se opozita ka hequr dorë nga votimi

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore, Bledi Çuçi, në një intervistë për televizionin Top Channel, ka bërë të ditur se opozita është tërhequr nga votimi elektronik.

Sipas Çuçit, një gjë e tillë ka ndodhur, për shkak se opozita është e vetëdijshme për rreziqet kibernetike.

Përdorimi online i teknologjisë është diçka që tashmë nuk rekomandohet. Po heqin dorë kushdo që e ka tentuar ta fusi një gjë të tillë për shkak të sigurisë kibernetike në botë dhe opozita është vetëdijshme për këtë gjë”, thotë Bledi Çuçi.

Kujtojmë se vetë kryetari i Partisë Demokratike, e ka përmendur vazhdimisht votimin elektronik, si një mekanizëm që garanton integritetin e procesit zgjedhor.

/TPZ.AL/