TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kritiku kryesor i presidentit bjellorus, Viktor Babaryko, është dënuar me 14 vite burg.
Ish-bankieri u shpall fajtor për ryshfet dhe pastrim parash – akuza që ai i ka mohuar dhe që sipas tij u përdorën për ta ndaluar atë të sfidonte Aleksandër Lukashenko në zgjedhjet e vitit të kaluar.
Ai është ndër kritikët kryesorë të Lukashenkos të cilët janë burgosur ose janë internuar. Lukashenko është akuzuar vazhdimisht nga kritikët e shumtë dhe qeveritë perëndimorë se ka manipuluar zgjedhjet.
Ai u arrestua qershorin e vitit të kaluar, së bashku me Maria Kolesnikova, një aleate e Babaryko, e cila gjithashtu ndodhet në burg.
Svetlana Tikhanovskaya, bashkëshortja e politikanit të opozitës Sergei Tikhanovsky u arrestua në mars të vitit 2020, duke pretenduar se kishte fituar në zgjedhjet e gushtit.
Por pas marrjes së pushtetit të Lukashenkos, ajo u detyrua të largohej nga vendi ditën e nesërme.