TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria shqiptare ka brenda grupet kriminale më të rrezikshme të këtij vendi”.
Kështu ka deklaruar sot në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës, ish kryeministri Sali Berisha.
“Mund të jem i vetmi kryeministër ose i vetmi njeri në Shqipëri që kam deklaruar se në prokurorinë e Shqipërisë janë grupet kriminale më të rrezikshme të këtij vendi në Prokurorinë shqiptare, pse? Edhe e kam thënë, sepse ata janë tregtarët më kriminelë të dosjeve. Dhe unë dija veprimtarinë e tyre të paimagjinueshme, nuk janë gjë gjykatësit se çfarë bënin prokurorët me kriminelët, si shisnin dosjet, gjobisnin…
Ka qenë dhe është institucioni më i inkriminuar, ndoshta me shkallë inkriminimi me atë që ka pasur në diktaturë, tani jo më politike, por biznes, shitje dosjesh. Prokuroria ka të drejtën ligjore të nisë kryesisht çdo hetim”, iu përgjigj Berisha pyetjes se perse denoncimet që bën në Parlament dhe media, nuk i referon ne Prokurori.