TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në SHBA numri i viktimave nga Covid-19 është rritur ndjeshëm ku vetëm gjatë 24-orëve të fundit kanë humbur jetën 1,036. Në total numri i viktimave ka shkuar në 11.907.
Ndërkohë brenda ditës kanë rezultuar pozitiv me sëmundjen vdekjeprurëse 13,740 dhe numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 38, 0744. Sipas të dhënave deri më tani janë shëruar mbi 21 mijë persona dhe në gjendje kritike për jetën janë 9.104 pacientë.
Mbi 1.41 milion njerëz janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën, ndërsa 81,048 të tjerë kanë vdekur. Italia ka arritur në shifrat e 94.067 të infektuarve dhe mbi 17 mijë numri i viktima, ndërsa Spanja ka pozitivë 140,511 persona, dhe 13,897 viktima.
Kina, vendi ku filloi pandemia Covid-19 nuk ka regjistruar më vdekje të reja që prej janarit, ndërkohë që rastet e reja janë të gjithë të importuara nga jashtë.