AKTUALITET, 7 Prill 2020, 20:24

COVID-19, 1417 të vdekur brenda 24 orëve në Francë, mbi 100 mijë të infektuar

COVID-19, 1417 të vdekur brenda 24 orëve në Francë, mbi 100

Në mbarë botën shifrat ditore të njerëzve që humbin jetën nga CIVID-19 rritet me ritme në frikshme. Në Francë në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 1417 persona duke e çuar në 10,328 numrin total të vdekjeve në vend raporton ministria e Shëndetësisë.

Në të gjithë Francën, 7091 persona kanë ndërruar jetë në spitale ndërsa mbi 3000 të tjerë nuk kanë marr dot ndihmë atje, por në qëndra të krijuara për të përballuar luftën ndaj koronavirusit. Ndërsa të infektuar janë mbi 100 mijë persona.