TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane e Firences publikoi bilancin e arrestimeve të hajdutëve të apartamenteve gjatë javëve të fundit.
Dhe sigurisht, nuk mund të mungonin shqiptarët, midis ‘skifterëve” nga vendet e tjera, rumunë dhe gjeorgjianë.
Gazeta “La Nazione” përmend tri raste ku janë arrestuar shtatë shqiptarë.
Katër shqiptarë të moshash nga 32 deri 49 vjeç u arrestuan në bordin e një makine, pak para se të hynin në një shtëpi në rrugën Spontini në Firence, pas sinjalizimit të qytetarëve.
Më 13 gusht, një shqiptar 30-vjeçar u arrestua pasi ishte i ishte shmangur një dënimi 3-vjeçar për një seri vjedhjesh në Kianti.
Po, kështu natën e 11 gushtit, dy qytetarë shqiptarë: 24 dhe 29 vjeç u kapën në flagrancë në Porta Romana, ndërkohë që njëri prej tyre u hodha nga lartësia në një kopsht, që i kushtoi thyerjen e këmbës.
/TPZ.AL/