BOTA, 20 Mars 2020, 11:34

Bien ndjeshëm rastet e reja, sekreti i suksesit në Korenë e Jugut kundër koronavirusit


Shpërtheu në Kinë por tashmë prej javësh Europa është epiqendra e këtij virusi vdekjeprurës që ka vrarë mbi 10 mijë njerëz në mbarë botën. Italia me bilancin e mbrëmjes së djeshme kaloi edhe Kinën, ku numri i viktimave  ka shkuar në 3405, ndërkohë që të vdekur janë shënuar edhe Spanjë, SHBA, Gjermani Francë, Britani, Greqi si edhe në vendin tonë.

Pavarësisht vendosjes  së shumë rregullave dhe masave drastike që kanë marrë qeveritë, sërish lufta kundër koronavirusit  është e fortë.

Por edhe pse koronavirusi shpërtheu në të njëjtën kohë si në Itali si në Kore e Jugut, Italia është bërë epeqendra e koronavirusit ndërsa Koreja ka arritur mjaft mirë të menaxhojë situatën.

Një vend me 50 milionë banorë duket se ka ditur të zbusë sa më  tepër këtë pandemi, ku raportohen vetëm 74 raste të reja më 17 mars, ndërkohë kjo është arritur pa izoluar gjithë qytetet siç ka ndodh në vende të tjera të prekura nga koronavirusi.

Tashmë Koreja e Jugut është bërë një rast për t’u marrë shembull, pasi lufta me COVID-19 po  tregon me  shumë shtete se nuk ka qenë e lehtë.

Në Kore janë testuar rreth 270 mijë njerëz, që arrin në më shumë se 5200 teste për milion banorë,  më shumë se çdo vend tjetër përveç Bahreinit.

“Ne nuk kemi parë vështirësi në pjesët e tjera të Koresë.”- thotë Oh Myoung-Don, një specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Kombëtar të Seulit.

Mesa duket Koreja e Jugut u tregua e zgjuar dhe ripërdori mësimet e rëndësime nga MERS.

Kujtojmë  që edhe në pandeminë  MERS e SARS u shënuan shumë viktima,  e për këtë arsye Koreja ka gjetur rastin të përdorë të njëjtën metodë që është praktikuar në atë kohë edhe tani.

“Kjo përvojë tregoi se testimi laboratorik është thelbësor për të kontrolluar një sëmundje infektive në zhvillim. Përvoja me MERS me siguri na ndihmoi të përmirësojmë parandalimin dhe kontrollin e infektimeve spitalore. Deri tani, nuk ka raportime për infeksione të COVID-19 midis punonjësve të kujdesit shëndetësor të Koresë së Jugut.”- u shpreh Kim.

Ndërkohë me anë të legjislacionit të miratuar prej asaj kohe i dha të drejtën qeverisë të grumbullojë  telefonat celularë, kartat e kreditit dhe të dhëna të tjera prej personave që testuan pozitiv.

Menjëherë pas shpërthimit të koronavirusit në Kinë Qendrat e Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) u përpoqën të zhvillonin testet. Testi i parë u miratua më 7 shkurt, kur vendi kishte vetëm disa raste, dhe u shpërnda në qendrat shëndetësore rajonale. Vetëm 11 ditë më vonë, një grua 61-vjeçare, e njohur si “Rasti 31”,rezultoi të kishte test pozitiv. Ajo kishte shkuar në shërbimet kishtare dy herë më  9 dhe 16 shkurt në Daegu, rreth 240 kilometra në juglindje të Seulit. Ndërkohë rreth 500 të pranishëm ishin ulur rreth e përqark saj në dyshemenë e kishës gjatë shërbimeve 2-orëshe, sipas raporteve lokale të lajmeve.

Në rang kombëtar u regjistruan  mbi 2900 raste të reja vetëm në 12 ditët e ardhshme, pjesa më e madhe e anëtarëve të Shincheonji. Përpjekjet për gjurmimin e kontaktit u përqendruan në grupin e Shincheonji, ku 80% e tyre që raportuan simptoma të koronavirusit.

Nga izolimi i që u bë për personat e infektuar një ekip lokal i monitorimit telefonon dy herë në ditë për të siguruar që karantinimi po kryhet sipas protokollit dhe personat pyeten për simptomat, ndërsa çdo person që shkel karantinën përballet me një gjobë deri në 2500 dollarë, deri në një vit burg.

Pavarësisht se numri i rasteve të reja ka rënë 2 javët e fundit, falë distanëcës vullnetaere nga qytetarët si në rajonin Daegu-Gyeongbuk, ashtu dhe në mbarë vendin. Qeveria këshilloi njerëzit të vendosnin maska, të lanin duart, të shmangnin turmat dhe takimet, të punonin online dhe të bashkoheshin me shërbimet fetare në internet në vend që të shkonin në kisha. Ndërsa ata që kanë ethe ose sëmundje të frymëmarrjes janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi dhe të shohin simptomat e tyre për 3 deri në 4 ditë.

Deri më sot Koreja e Jugut ka pasur 75 vdekje, një shkallë vdekshmërie jashtëzakonisht e ulët, megjithëse fakti që anëtarët e kishës Shincheonji janë kryesisht të rinj mund të ketë ndikuar.