TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka firmosur ditën e djeshme ndryshime kushtetuese, të cilat e lejojnë atë që të garojë sërish në zgjedhjet e vitit 2024 për të qenë Kreu i Shtetit. Sipas mediave ndëkombëtare bëhet me dije se ndryshimet u bënë pasi në të gjithë parlamentet rajonale votuan në favor të masave të reja.
Putini ndryshimet i kishte njoftuar që në janar dhe tashmë atij i hapet rrugë që të kandidaojë sërish si për president të Rusisë.
Rregullat e mëhershme i pamundësonin atij që të garonte për një mandat të tretë radhazi, por me ndryshimet e fundit të amendamenteve kushtetuese, ai mund të garojë edhe për një mandat më 2024 dhe më pas edhe për mandatin e gjashtë më 2030.Nga ana tjetër Kremlini ka thënë se Putini ende nuk është deklaruar nëse do të garojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 2024.