BOTA, 18 Mars 2020, 20:22

Gjigandi gjerman i automobilave pezullon prodhimin në të gjithë Evropën

Gjigandi gjerman i automobilave pezullon prodhimin në të gjithë

Volkswagen është duke u përgatitur të pezullojë prodhimin në të gjithë Evropën, pasi kontinenti lufton të përmbajë pandeminë e koronavirusit.

Gjigandi gjerman i automobilave tha të martën se prodhimi në fabrikat në Spanjë, Setubal në Portugali dhe Bratislava në Sllovaki do të ndalet në fund të javës. Gjithashtu Lamborghini dhe Ducati me fabrikat e tyre ne Itali do të ndalojnë prodhimin.

Shumica e kompanive të tjera gjermane dhe evropiane po përgatiten të pezullojnë prodhimin, me siguri për dy javë, u tha drejtori i përgjithshëm i Volkswagen (VLKAF) Herbert Diess para gazetarëve të martën.

"Duke pasur parasysh përkeqësimin aktual të situatës, prodhimi do të pezullohet në të ardhmen e afërt në fabrikat që operohen nga markat e grupit," tha Diess.

Volkswagen, i cili zotëron gjithashtu marka përfshirë Skoda, Audi, Porsche dhe Bugatti, shpërndau 10.8 milion automjete për klientët në vitin 2019, më shumë se çdo kompani tjetër. Afërsisht 44% e 668,000 punonjësve të këtij grupi jetojnë në Gjermani, ku kompania është një forcë udhëheqëse në sektorin e madh prodhues të vendit. /TPZ.AL/