BOTA, 18 Mars 2020, 18:29

Mbyllet kufiri mes Amerikës dhe Kanadasë, përjashtim bëjnë mallrat, ato do të vazhdojnë të transportohen


Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau kanë rënë dakord për mbylljen e kufirit dhe të gjitha udhëtimeve për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së koronavirusit.

“Ne, me pëlqim të ndërsjellë, jemi duke mbyllur përkohësisht kufirin tonë të Veriut me Kanadanë,” – ka thënë Donald Trump në një postim në rrjete sociale.

Megjithatë Trump shtoi se tregtia nuk do të preket dhe se mbyllja e kufirit do të prekë turistët dhe blerësit, por mallrat do të vazhdojnë të kalojnësi normalisht kufirin.