Shumë qytete në mbarë globin kanë filluar të duken si qytete fantazëm, pasi qeveritë kanë vendosur masa të rrepta për qarkullimin në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës.
Destinacionet turistike dhe qendrat e biznesit që dikur ishin të mbushura me njerëz, tashmë janë më të boshatisura se kurrë, thonë vendasit.
Njerëzve u është kërkuar të izolohen. Baret, restorantet dhe qendrat tregtare janë urdhëruar të mbyllen të gjitha.
Fotografitë më poshtë tregojnë qytete të ndryshme në botë por të gjitha kanë një të përbashkët, mungesë totale njerëzimi.
/TPZ.AL/