BOTA, 14 Mars 2020, 00:03

Mjeku francez i akuzuar për abuzim seksual të 349 fëmijëve përballet me drejtësinë

Mjeku francez i akuzuar për abuzim seksual të 349 fëmijëve

Një kirurg në pension është akuzuar për abuzim seksual të 349 fëmijëve të vegjël gjatë dekadave - kryesisht pacientët e tij, në dhomat e tyre spitalore në Francë.

Gjyqi ndaj të akuziarit do të nisë të premten, në qytetin perëndimor të Saintes

Në vitin 2017  fëmija 6 vjeçar i fqinjëve të Le Scouarnec i tha nënës së saj se i akuzuari ekspozoi veten dhe e keqtrajtoi atë përgjatë gardhit midis pronave të tyre.

Në kërkimin e shtëpisë së Le Scouarnec, hetuesit zbuluan më shumë se 300,000 imazhe të abuzimit të fëmijëve dhe pornografive të tjera - si dhe fletore të gjera ku kirurgu detajoi dhunën seksuale ndaj vajzave dhe djemve nga 1989 deri në 2017. Pranë emrit të secilit fëmijë ishin komente për natyrën të akteve seksuale të shkaktuara, sipas hetuesve.

Prokurori rajonal, Laureline Peyrefitte, tha në një konferencë shtypi në dhjetor se numri i "viktimave të mundshme të veprimeve të Le Scouarnec" kishte arritur në 349 deri në atë pikë.

Le Scouarnec mund të marrë një dënim deri në 20 vjet burg nëse shapallet i fajshëm nga drejtësia. /TPZ.AL/