BOTA, 19 Mars 2020, 21:34

SHBA fillon përgatitjet për pandeminë që mund të zgjasë 18 muaj

SHBA fillon përgatitjet për pandeminë që mund të

Qeveria amerikane po përgatitet për mundësinë, që pandemia e koronavirusit të  zgjasë deri në 18 muaj, ose më gjatë, raporton CNN, pasi numri i të infektuarve tejkaloi sot 11,000.

Plani gjithashtu përshkruan rreziqet e paraqitura nga mungesa e pajisjeve mjekësore - pasi shpërthimi i virusit në SHBA, nuk po tregon shenja të ngadalësimit.

Më shumë se 2,700 raste të reja u raportuan  brenda 24 orëve. Në total, të paktën 11,015 njerëz në të gjithë vendin kanë testuar pozitiv ndaj virusit. Numri i viktimave deri më tani shënon 164. /TPZ.AL/