TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ekipi kinez i futbollit që fillimisht ishte mbërthyer në Spanjë për shkak të shpërthimit të koronavirusit po kthehet në shtëpi për të shmangur këtë pandemi e cila është perharpur masivisht në Europë.
Wuhan Zall pritej të kthehej në Kinë të Shtunën, gati 1 1 muaj e gjysëm pasi arriti në Spanjë për trajnim përpara fillimit të sezonit.
Ekipi nuk kishte arritur të largohej për shkak të kufizimeve në Kinë por e përshpejtoi largimin e tij për shkak të përkeqësimit të situatës në Spanjë.
Ekipi fillimisht planifikoi të largohej nga Spanja në mes të shkurtit, por e zgjati qëndrimin e tij në rajonin jugor të vendit deri në fund të marsit. Ky plan u desh të ndryshonte këtë javë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Spanjë dhe Evropë në përgjithësi. /TPZ.AL/