TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Francës ka mbajtur një fjalim për të shpallur masat ekonomike lehtësuese në kohën e krizës së koronavirusit.
Franca po merr një qasje pak më ndryshe duke miratuar një paketë ekonomike prej 300 miliardë eurosh. Macron i ka thënë kombit se nuk dëshiron që asnjë kompani të ekspozohet ndaj rrezikut të dështimit si rezultat i pandemisë.
Ai gjithashtu tha se faturat e gazit, energjisë elektrike dhe ujit do të pezullohen, ashtu si edhe qiratë, dhe shteti do të garantojë kreditë e kompanive. Në përputhje me kërkesën e BE,
Franca gjithashtu do të mbyllë kufijtë e saj, në koordinim me vendet e tjera, tha Macron.