TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reagimi i Lulzim Bashës
Ndalimi i protestuesve edhe në natën e ndërrimit të viteve është reagim prej frikacaku i Edi Ramës nga zemërimi masiv i qytetarëve, që falë bashkëqeverisjes së tij me krimin, janë sot më të varfrit në Europë.
Ndërsa me bekimin e tij kalojnë tonelata droge drejt Italisë, policia e urdhëruar nga Edi Rama dhe vëllai i trafikantit të drogës, Fatmir Xhafa, po ndalon qytetarët që u ngriten kundër dhunimit të kushtetutës, kundër emërimit të Edi Ramës kryeprokuror. Këto janë shenjat e tmerrit që i ka kapur nga protesta e rradhës.
Burgosja e qytetarëve nuk e shpëton dot Edi Ramën, sepse një popull të tërë nuk e burgos dot. Burgu është vendi për trafikantët, bashkëpuntorët e krimit në pushtet, për të korruptuarit që Edi Rama po bën gjithçka për t’i mbrojtur, jo për qytetarët që ngrihen se nuk sigurojnë dot bukën e fëmijëve të tyre, ngrohjen në këtë dimër të acarte, nuk paguajne dot faturat që rriten çdo vit.
Me akte të tilla Edi Rama nuk bën gjë tjetër veçse po firmos me shpejtësi fundin e tij politik. Shqiptarët e vranë frikën 28 vite më parë. Kushdo që përpiqet të rikthejë sundimin përmes frikës, do të ketë të njëjtin fund!