TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur në 27-vjetorin e ‘Ditës së Rinisë’, ka rrëfyer momentet e tmerrit të viteve 1990, ku në Shqipëri u vranë shumë të rinj, të cilët ishin ngritur regjimit komunistë.
Por gjatë fjalës së tij ai nuk ka harruar pa përmendur edhe kreun e qeverisë aktuale, Edi Ramën, teksa e akuzoi atë si të implikuar me trafikun e drogës.
Berisha u bëri thirrje të rinjve që të marrin fatin e vendit të në dorë, duke u ngritur kundër Edi Ramës, për të rrëzuar këtë qeveria, dhe për ta hedhur në Lanë.
“Edi Rama është i implikuar në trafikun e drogës, nëse është Olsi Rama. Zgjidhja është vetëm guximi dhe trimëria juaj. Keni njëmijë e një arsye të ngriheni fuqishëm. Jeni dhjetëra herë më shumë se kjo sallë, por edhe vetëm kjo sallë do mjaftonte për ta hedhur në Lanë këtë qeveri. Nuk ishin më shumë ata në natën e parë të përballjes së tyre me dikatutrën, të cilën e gjunjëzuan”, deklaroi ish-kryeministri.
TPZ.AL