TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sali Berisha deklaroi se në krye të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme, Edi Rama emëroi ‘gjykatës kriminel që në 9 procese liroi 9 trafikantë droge’.
Nëpërmjet Facebook, Berisha shkruan se Agim Hysi është i përfshirë në lirimin e një të akuzuari për vjedhje bankash, lirimin e një të dyshuari për grabitje me armë dhe jo vetëm.
POSTIMI I SALI BERISHËS:
Lajmi i fundit nga Narkoshteti!
Rama emëron në krye të SHÇMB famozin Agim Hysi, ish gjykatësin kriminel që në 9 procese liroi 9 trafikantë drogë!
Lexoni mesazhin e zyrtarit te larte dixhital! sb “Pershendetje Dr.Drejtori i ri i ShKB Agim Hysi ka qenë gjyqtar në Vlorë dhe është shkarkuar nga KLD si gjyqtar që ka liruar kriminele. Ai e ka ankimuar deri në Kushtetuese 2 herë por e ka humbur betejën. Ai ka apeluar dhe ne Strasburg por ka humbur.
Fakte:
1: si kryetar i trupit gjykues ka liruar G.B i akuzuar për vjedhje bankash në bashkëpunim
2. Ka urdhëruar lirim të menjëhershëm të V.Q akuzuar për grabitje me armë.
3. Në 9 vendime ka liruar 9 trafikantë droge (hashash) duke u dhënë masa të buta dënimi. Të 9 këto vendime janë prishur nga gjykatat më të larta.
Ky është emëruar drejtor i SHKB”