AKTUALITET, 8 Maj 2018, 18:59

Berisha flet me shifra për ‘gënjeshtrën’ e Ramës për investimet në Veri

Berisha flet me shifra për ‘gënjeshtrën’ e Ramës

Sali Berisha e quan gënjeshtër, Fake News, deklaratën e Edi Ramës sot, se pjesa më e madhe e investimeve të progamit të qeverisë “1 miliard dollarë për rindërtim”, do t’i shkojë Veriut të vendit.

Sipas Berishës, në tre qarqe të veriut sëbashku, në 5 vite të qeverisjes së tij, Rama ka investuar më pak se 40% të investimeve që janë bërë në qarkun e Fierit.

Duke e quajtur të turpshme këtë deklaratë të Ramës, Berisha e quan pasardhësin e tij ‘Edvin Kristaq Urrejtja’, në statusin që publikoi në Facebook.

POSTIMI: 

“Breaking News/Fake News!

Pasi nga urrejtja aterore, ne tre qarqe te veriut te marra se bashku, ne 5 vite ka investuar 40 % me pak se sa vetem ne qarkun e Fierit, Edvin Kristaq Urrejtja deklaroi sot se me çekun 1 miliarde do ta laje Veriun ne flori! Turp! sb” – shkroi Sali Berisha.

Deklarata e Edi Ramës sot për etiketimin e ndarjes jug-veri: 

Të gjithë ata që vazhdojnë të bëjnë teorinë e tmerrshme të ndarjes së veriut me jugun dhe përpiqen në mënyrë të vazhdueshme të na lënë faturën e një imazhi sikur jemi më pak të interesuar për veriun, po ju them se pjesa më e madhe e programit “1 miliardë për rindërtim” është nga Tirana e lartë, sepse përfshin tre vepra madhore që i takojnë pikërisht këtyre territoreve. Kjo flet vetë.” – u shpreh Rama në Lezhë.