TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Izet Haxhia ish-truproja e Sali Berishës, vjen sot ne Tirane, pasi do te ekstradohet pas kërkesës së gjykatës shqiptare dhe vetëdorëzimit të tij në policinë turke.
Ai vjen mbremjen e sotme rreth ores 20:00 ne aeroportin e Rinasit. Mesohet se do te dergohet ne burgun 313 ne kryeqytet.
Haxhia u vetëdorëzua disa ditë më parë në policinë turke. Ministria e Drejtesise ka premtuar hapjen e dosjeve per vrasjen e Azem Hajdarit.
Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.
Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë. Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në hapjen e dosjes ‘Hajdari’