AKTUALITET, 8 Maj 2018, 16:28

Preken nga fruthi dy infermiere në Berat, izolohen dhe mbahen nën vëzhgim

Preken nga fruthi dy infermiere në Berat, izolohen dhe mbahen nën
Dy infermiere të spitalit të Beratit të cilat i kane shërbyer një djali 24-vjeçar të prekur nga fruthi, janë shtruar në pavijonin e infektivit, pasi dyshohet se janë prekur edhe ato.

Lajmi bëhet i ditur nga mjekja infeksioniste Elena Xhaxho e cila ka konfirmuar 7 raste me fruth në spitalin e Beratit, të cilët po marrin trajtim.

Mësohet se dy infermieret tashmë të izoluara, po mbahen nën vëzhgim.