AKTUALITET, 8 Maj 2018, 16:33

Skandali CEZ-DIA, Apeli lë në fuqi dënimin për Kastriot Ismailajn

Skandali CEZ-DIA, Apeli lë në fuqi dënimin për Kastriot

Gjykata e Apelit ka lënë sot në fuqi vendimin e dënimit me 11 vite burg të Kastriot Ismailaj për skandalin CEZ-DIA.

Vendimi i marrë në tetor të vitit të kaluar, ku Ismailaj u dënua për dy akuza, “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash” në mbledhjen e borxheve të prapambetura të rrjetit të shpërndarjes CEZ, ishte apeluar nga avokati i tij.

Ismailaj u akuzua nga Prokuroria se është paguar nga kompania CEZ, plot 6.5 mln dollarë, për një shërbim të cilin ajo nuk e ka kryer.

Sipas hetimeve, DIA s’ka kryer asnjë punë për mbledhjen e parave, por borxhet janë mbledhur nga vetë administrata e CEZ. Ndërsa nga ana tjetër, paratë e parashikuara në kontratë, i janë kaluar DIA-s nga kompania CEZ për një punë të pakryer. Provë kanë qenë komunikimet me email të Ismailajt me drejtorin e Haysek. Paratë e marra nga DIA te CEZ-i të cilat janë shpërndarë nëpër llogaritë e 15 kompanive të tjera.