AKTUALITET, 8 Maj 2018, 18:33

Rama i mbyll gojën qytetarit në Laç: Ulu se po e tepron!

Rama i mbyll gojën qytetarit në Laç: Ulu se po e tepron!

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Laçit, në kuadër të fushatës së qeverisë për llogaridhënie. Një prej qytetarëve ka patur një problem me dëmshpërblimin nga përmbytjet. Ai e ka pyetur kryeministrin, por nuk ka marrë një përgjigje konkrete, përveç këshillës për të shkruar në portalin e qeverisë. Qytetari i revoltuar nuk është tërhequr por ka vazhduar komentet pa mikrofon, gjë e cila ka provokuar edhe kundërpërgjigjen e Ramës, i cili i ka thënë të ulet dhe të pushojë.

Qytetari: Jam jnë qytetar nga Laçi. Jam nga një familjë e përmbytur në 10 tetor të 2016. Janë bërë të gjithë dokumentat dhe dosja konform ligjit dhe ndohet në drejtorinë e emergjencave civile në Ministrinë e Brendshme. Kam dy vjet që sorollatem sa lart e poshtë dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje.

Edi Rama: Mos u lodhni me letra, është gjëja më e thjeshtë në botë për të më çuar mua sinjal. Ke nip që gdhihet në kompjuter dhe ngryset në kompjuter, ke mbesë që e ka telefonin në dorë nga mëngjesi deri në mëngjesin tjetër. Thuaji të të ndihmojnë dhe ankesa vjen direkt. Për 10 ditë merr përgjigje.

Qytetari vazhdon të flasë pa mikrofon.

Edi Rama" I bëra shpjegimet. E shoh që je pak ashtu. Dakord. Unë ta dhashë përgjigjen, e ke dhe në facebook tani. Po ulu o ulu. O vlla ulu tani se nuk ka kuptim. O zotëri tani ulu. Kam ardhur këtu të të jap përgjigje, tani ti ke inat atë dhe më thua hiqe nga puna. Ulu pra tani. Zotëri po e tepron! Më fal por po e tepron!

/TPZ.AL/