TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Persona të maskuar kanë sulmuar dhe grabitur postën sekrete të Prokurorisë së Durrësit. Raportohet se shënjestër e grabitjes kanë qenë materialet e klasifikuara të Prokurorisë. Nga burime të prokurorisë, bëhet e ditur se grabitja është kryer rreth orës 10:30 paraditen e sotme. Kanë qenë dy perona të cilët kanë kryer grabitjen.
Njoftimi paraprak i policisë:
“Më datë 08.05.2018, rreth orës 10:30- 11:00, në lagjen Nr.11, në afërsi të Postës në Durrës, shtetasi I.K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta. Nga ana jonë po punohet intensivisht dhe po kryhen të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”
/TPZ.AL/