AKTUALITET, 8 Maj 2018, 16:20

Korçari tregon torturat e policisë: Grushte e shkelma në çdo pjesë të trupit. Ja pse dyshonin

Korçari tregon torturat e policisë: Grushte e shkelma në

Një 34-vjecar nga fshati Kamenicë i Korçës pretendon se është dhunuar nga punonjësit e policisë në ambientet e Komisariatit te Korçës.

Gazetarja Iris Rezhda raporton për “BalkanWeb” se Mariglen Muka thotë se është shoqëruar në Komisariat si i dyshuar për disa vjedhje, por është dhunuar nga polici që e ka marrë në pyetje, madje ka humbur edhe ndjenjat.

“U paraqita ne komisariatin e Korçës, rreth orës 9 te mëngjesit, sepse me telefonoi inspektori i zonës. Mendova se me kërkonin për dokumentet e makinës. Me shoqëruan ne një prej zyrave te Komisariatit ku me morën ne pyetje për disa vjedhje ne fshat dhe kërcënimin nëpërmjet telefonit. Kur mohova akuzat, polici qe me mori ne pyetje, me fyeu dhe me pas me goditi me grushte dhe shkelma ne koke dhe pjesën e barkut. Nga goditjet, humba ndjenjat. Pasi u përmenda, me çuan ne një tjetër zyre dhe erdhi një mjek me beri një qetësues, sepse kisha shqetësime. Me lanë te lire rreth ores 15 dhe familjaret me sollen ne spital. Po bej analizat dhe kontrollet mjekësore. Do bej denoncim për policin qe me dhunoi. Kur u dhunova, prezent ishte edhe inspektori i zones, por ai nuk me goditi”- thotë Mariglen Muka.

SHCBA ka filluar verifikimet për policin qe dhunoi 34 vjecarin dhe inspektorin e zonës. Burime konfidenciale nga policia e Korçës bëjnë me dije për “BalkanWeb” se dy efektivet kanë mohuar të kenë ushtruar dhune mbi 34-vjecarin, edhe pse në fytyrën e tij, pasojat e dhunës janë të dukshme.