LIFESTYLE, 11 Tetor 2019, 11:10

Video/S’ka më veshje që tregojnë format, Oriola Marashi bëhet serioze, ‘mbyllet’ me fustan të zi

Video/S’ka më veshje që tregojnë format, Oriola Marashi


Modelja e njohur, Oriola Marashi është një nga emrat e showbizzit shqiptar që ndiqet dhe komentohet shumë në rrjetet sociale.

Ajo është shumë aktive në Instagram dhe gjithmonë di të tërheqë vëmendjen me fotot dhe videot provokuese.

Modelja ka treguar se kohë më parë merrej me opera, ndërsa duket se këtë pasion e ka akoma dhe i është rikthyer kësaj fushe.

Ka qenë një ndër kolegët e saj, Alban Ramosaj i cili ka publikuar në Instastory disa video ku duket Oriola duke kënduar, lëvizje kjo nga ana e modeles që ka çuditur jo pak fansat e saj.

Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim në sfilata mode, dhe foto profesionale në Instagram këtë herë Marashi ka lënë pa fjalë të gjithë.

Serioze, pa rroba ekstravagante por me një fustan të zi të gjatë, shfaqet duke kënduar, teksa ka shfaqur talentin e saj si soprano.