AKTUALITET, 15 Prill 2020, 18:16

Koronavirusi në Itali, pak dritë në fund të tunelit. Bie numri i fataliteteve dhe i të infektuarve

Optimizëm i lehtë në Itali. Ulet sërish numri i fataliteteve në 24 orët e fundit, por gjithashtu, edhe shtesa e numrit ditor të të infektuarve.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 578 persona me COVID-19 (dje kjo shifër ishte 602), duke e çuar numrin në total në 21,645.

Sipas Mbrojtjes Civile të Italisë, në rang kombëtar nga nisja e epidemisë numërohen rreth 165,155 persona të infektuar nga ky virus vdekjeprurës (vendi i tretë në botë, pas SHBA-ve dhe Spanjës).

Rritja të infektuarve është +2,667 (të hënën ishte +2,972), duke regjistruar një rënie të lehtë të numrit.

Numrin më të madh të infektuarve në botë e kanë Shtetet e Bashkuara me  618,325 raste (26,290 vdekje), e ndjekur nga Spanja (177,633 raste/ 18,579 vdekje).

/TPZ.al/