LIFESTYLE, 19 Nëntor 2017, 11:46

Xheni harron Benardin, darkë romantike me Olsin

Xheni harron Benardin, darkë romantike me Olsin

Ditën e djeshme Xheni u kthye sërish në Tiranë e të gjithë menduan se ish-banorja është rikthyer për Benardin, me shpresën se ata janë pajtuar. Por jo, Xheni mesa duket është kthyer për një tjetër banor të Big Brother 9, Olsin.

Mbrëmjen e djeshme dyshja e kanë kaluar në praninë e njëri-tjetrit. Fillimisht të dy kanë postuar video duke ngrënë darkë me qirinj tek i njëjti restorant.

Më vonë ka qenë Olsi ai që me anë të një videoje ka zbuluar se ndodhej me Xhenin në një pub teksa po argëtoheshin.

Nuk dihet ende çfarë po ndodh me dyshen,  shoqëri apo mes tyre ka diçka më shumë se kaq?

[gallery ids="22475,22476,22477,22478"]