AKTUALITET, 9 Dhjetor 2020, 23:27

Baton Haxhiu: Lleshaj duhet të lirojë detyrën

Baton Haxhiu: Lleshaj duhet të lirojë detyrën

Analisti Baton Haxhiu e ka konsideruar si kriter moral, por jo politik dhënien e dorëheqjen nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas vrasjes së 25-vjeçarit nga një punonjës policie.

Në emisionin “Opinion”, Haxhiu tha se, ai vetë në kushte të tilla nuk do të mundej të qëndronte në detyrë.

Pjesë nga biseda

Haxhiu: Politikisht vetëm nëse një ministër mbron policinë, atëherë protestuesit kanë të drejtë të kërkojnë dorëheqjen e tij. Pas këtij brutaliteti, unë nuk mund të qëndroja. Moralisht ai duhet të thotë: 'Më falni, për hir të këtij djali që u vra në mënyrë ekstreme, unë liroj detyrën dhe nuk duhet të jem pjesë e detyrës në muajt e ardhshëm'. Moralisht.

Fevziu: Ka fjalë që ka një konflikt të fortë mes Ramës dhe Lleshajt, mos është ndojë rast i mirë që Rama ta largojë Lleshajn?

Haxhiu: Po, kanë një konflikt, por ky konflikt nuk ka lidhje me këtë vrasje.