TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përsëritur se ‘peshku i madh’ është Vangjush Dako, më tej kërkoi nga mediat të investigojnë presionin që po i bëhet prokurorisë dhe pse po fshihet arresti për të.
Sipas Bashës, Dako është qartësisht një nga personat kyç të bashkëpunimit me Avdylajt dhe të tjera të krimit të organizuar në Durrës ku në këmbim të mbështetjes për të siguruara vota, ky të japë favore, tendera, të ndikojë që të mos u hyjë gjemb në këmbë, madje kush është në burg të lirohet si bëri me Lul Berishën.
Deklarata:
Pse nuk arrestohet Dako, kush ka ndërhyrë, kush i ka bërë presion prokurorisë, a po hidhen miliona për të mos arrestuar atë.
Dako është qartësisht një nga personat kyç të bashkëpunimit me Avdylajt dhe të tjera të krimit të organizuar në Durrës ku në këmbim të mbështetjes për të siguruara vota, ky të japë favore, tendera, të ndikojë që të mos u hyjë gjemb në këmbë, madje kush është në burg të lirohet si bëri me Lul Berishën.
Këto figurojnë si prova zyrtare të dosjes hetimore 339, dhe nuk është e vetmja, ka në Dibër, Elbasan, gjithë vendin, ku kryebashkiakë dhe deputetë janë kapur në pazare votash për zgjedhjet. TPZ.AL