AKTUALITET, 7 Maj 2019, 15:44

Shtyhet sërish gjyqi për autorin e masakrës së Selenicës

Shtyhet sërish gjyqi për autorin e masakrës së


Shtyhet sërish seanca gjyqësore për gjykimin e Ridvan Zykajt, në datën 4 qershor, ora 12:00.

Kjo shtyrje ka ardhur si pasojë e mungesës së Prokurorit Saimir Smaka dhe të pandehurit Zykaj.

Gjykata ka kërkuar shoqërimin e të pandehurit nga burgu, gjë e cila nuk ka ndodhur për shkak të problemeve shëndetësore.

Në këtë seancë nuk janë paraqitur as dëshmitarët.

Eshtë hera e dytë e shtyrjes  pasi seancën e kaluar  avokati i Zykajt Klajdi Meçaj,  refuzuoi që të vijojë mbrojtjen.

Kujtojmë se Ridvan Zykaj ka rënë në pranga me vitin e kaluar pasi vrau 8 vetë në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë.

24-vjeçari shkrepi kallashnikovin në familjen e kushërinjve të tij, duke lënë të vdekur 8 persona, burra, gra dhe fëmijë.

Si motiv i konliktit dyshohen edhe çështjet pronësore. Ndërsa dëshmitarë për ‘Fax News’ treguan se ai në adoleshencë kishte pasur një djegie të trupit në masën 70%.