AKTUALITET, 14 Qershor 2019, 09:07

Rama nuk lëviz nga 30 qershori, ja përshëndetja e mëngjesit. Çfarë duket në filxhan


Kryeministri Edi Rama nuk lëviz nga 30 qershori si data e mbajtjes së zgjedhjeve vendore, pavarësisht vendimit të presidentit Meta për anulimin e kësaj date.

Mëngjesin e sotëm, ai ka përshëndetur ndjekësit e tij në Instagram, me një filxhan kafeje që brenda ka të shkruar numrin 30. Kujtojmë se shpesh përmes filxhanit ai ironizon kryetaren e LSI-së.