AKTUALITET, 14 Qershor 2019, 09:11

Tërmet në Tiranë, ja sa ballë ishte


Pas tërmeteve të njëpasnjëshme në qytetin e Korçës, të cilët shkaktuan jo pak dëme materiale dhe shqetësime te banorët e zonës, mëngjesin e sotëm një goditje tërmeti ka lëkundur kryeqytetin.

Sipas IGJEUM, lëkundjet e tërmetit u regjistruan rreth orës 2 të mëngjesit, ndërkohë që goditja ka pasur një magnitudë 2.9.

Epiqendra ka qenë 15 kilometër në Jug të Tiranës dhe nuk ka raportime për dëme.

Të dhënat

Data: 14/06/2019

Ora: 01:58:32 (GMT)

M=2.9

Place: 15 kn J Tirane, 4 km L Kocaj

41.19° N, 19.88° E

Thellësia: 9 KM